BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
17.05.2017
Gjendja e përgjithshme për sigurinë kibernetike është stabile

Prishtinë, 17 maj 2017

Këshillit Shtetëror  për Siguri Kibernetike të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Behar Selimi vlerëson se gjendja e përgjithshme për sigurinë kibernetike në vend momentalisht është stabile.

Sipas raportimit të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës të cilët janë përgjegjës për sigurinë kibernetike si dhe përfaqësueseve të sektorit privat, që janë pjesë e këtij mekanizmi, sulmet kibernetike të ditëve të fundit nuk kanë depërtuar në sistemet kompjuterike në vendin tonë.

Ky vlerësim është bërë me rastin e mbledhjes urgjente të  këtij Këshilli duke pasur parasysh gjendjen e krijuar të sigurisë kibernetike botërore.

Megjithatë, nga ky takim u vlerësua se shqetësues mbetet fakti që sistemet e vjetra operative pa mbështetje nga përditësimet (updates) nga prodhuesi i tyre siç janë: Windows XP, Windows Vista, Windows 8, Windows Server 2003, Windows Server 2008 të  cilat janë pothuajse të pa mbrojtura nga të ashtuquajturat zero day attaks.

Këshilli  rekomandon institucionet, organizatat dhe individët të cilët ende nuk i kanë marrë masat parandaluese, të veprojnë në bazë të udhëzimeve të mëposhtme:

  1. Sigurohuni që sistemi operativ (Windows) është i përditësuar;
  2. Sigurohuni që të keni të përditësuar AntiVirus-in;
  3. Bëni kujdes që të mos klikoni në linqe të dyshimta;
  4. Bëni kujdes në shfletimin e web faqeve të pasigurta ose jo të besueshme;
  5. Bëni kujdes nga mesazhet mashtruese që mund t’ju vijnë nëpërmjet postës elektronike, të cilat përdorin emërtime të ngjashme si p.sh facbook.com, PayPal, etj.
  6. Përditësoni web shfletuesin me versionin e fundit.

Institucionet kryesore të Republikës se Kosovës që përkujdesen për sigurinë kibernetike, si dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, Policia e Kosovës dhe disa institucione tjera, kanë marrë masa parandaluese për t’u mbrojtur nga ky sulm.

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem që të kontaktoni zyrtarin për IT-në  të institucionit tuaj  ose Autoritetin Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ARKEP (www.arkep-rks.org) dhe Policinë e Kosovës (www.kosovopolice.com).

Ky sulm kibernetik është shkaktuar nga virusi i ashtuquajtur “WannaCry Ransomware”. Nëse ky virus depërton në kompjuter, ai bënë shifrimin (enkriptimin) e të dhënave, duke i bërë ato të palexueshme.

Në shumë vende të botës sistemet kompjuterike të tyre, janë duke u ballafaquar me sulme masive kibernetike. Deri tani janë sulmuar rrjetet kompjuterike të mbi 150 shtete të ndryshme dhe janë infektuar mbi 200 mijë kompjuterë.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-05
MaEnPrShDi
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën