BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
04.05.2017
U mbajt takimi i radhës i grupit punues për implementimin e Strategjisë kundër Narkotikëve

Prishtinë, 02.05.2017

U mbajt takimi i radhës i grupit punues për implementimin e Strategjisë kundër Narkotikëve

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues për implementimin e Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinator Nacional Kundër Narkotikëve, z. Behar Selimi, falënderoi të pranishmit për punën e bërë deri me tani, në veçanti falënderoi Policinë e Kosovës për punën që është duke e bërë në luftimin e kësaj dukurie negative.

Grupi punues vlerësoi se luftimi i narkotikëve në Kosovë është shumë i mirë, por ka ngecje në parandalim dhe trajtim të përdoruesve të narkotikeve në mungesë të buxhetit.

Zëvendësministri i MPB-së, z. Behar Selimi kërkoi nga anëtaret e grupit punues që të kenë një qasje integruese dhe koordinuese në luftimin e narkotikëve.

Si objektiva të rëndësishme të aktiviteteve për periudhën e ardhshme mbeten themelimi i grupit punues për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare dhe Planin e veprimit 2017-2022 si dhe të punohet në finalizimin e draft Ligjit për barna narkotike, substanca psikotrope dhe precursorë 02/L-128.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-05
MaEnPrShDi
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën