BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
04.05.2017
Mbahet ligjëratë me studentë të kolegjit UBT për parandalimin e migrimit të parregullt

Mbahet ligjëratë me studentë të kolegjit UBT për parandalimin e migrimit të parregullt

Prishtinë, 2 maj

Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian: "Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit", ka mbajtur takim me studentët kolegjit UBT.

Ky takim është bërë në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, i cili njëherësh është edhe Koordinator Nacional për Migrim, tha se ky projekt ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve në menaxhimin e migrimit të parregullt.

"Migrimi i parregullt nuk është zgjidhje e duhur. Ky lloj migrimi ka një kosto të lartë financiare dhe morale. Prandaj, të gjithë duhet ta bartim mesazhin te qytetarët për pasojat e migrimit të parregullt dhe të mos bien pre e grupeve të ndryshme kriminale të cilët per interesa të tyre të ngushta i inkurajojnë për një lëvizje të tillë", tha zëvendësministri Hoxha.

Ndërsa ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch, tha se shtetet evropiane janë mbingarkuar nga refugjatët e vendeve të shumta që gjenden në konflikt, prandaj, migrantët kosovarë nuk janë prioritet pasi që Kosova konsiderohet si vend i sigurt.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Përmes kësaj fushate të vetëdijesimit, qytetarëve të Kosovës do të vazhdohet tu shpjegohet rëndësia e respektimit të ligjit në fushën e migrimit.

Në kuadër të komponetës së katërt të këtij projekti, do të mbahen aktivitete të ngjashme edhe në ditët në vijim.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-05
MaEnPrShDi
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën