BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
13.04.2017
Në Viti u mbajt takimi i Këshillit Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi

Prishtinë, 13 prill

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e Këshillit Ekzekutiv të EVSB-së në nivelin kombëtar.  

Në këtë takim mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha. Me këtë rast, ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme i japin rëndësi të veçantë Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, për shkak se ka ndikim të drejtpërdrejtë në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Jemi të kënaqur me rezultatet e punës tuaj dhe do të keni përkrahjen e MPB-së edhe më tej. Prandaj, ju ftoj të bashkëpunojmë dhe gjithashtu të ftojmë qytetarët të jenë partnerë në ndërtimin e politikave të sigurisë”, tha zëvendësministri Hoxha.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, tha se takimet të tilla janë efikase dhe të nevojshme për rritjen e sigurisë nëpër komuna.

Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mblidhet dy herë në vit dhe përbëhet nga një ose dy përfaqësues të përzgjedhur nga secila EVSB në nivel të Kosovës.

Këshilli Ekzekutiv i EVSB-së paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar ndër-komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim. Pjesëmarrësit mund të identifikojnë dhe shfrytëzojnë  burimet në dispozicion përbrenda Këshillit dhe bashkësive përkatëse, duke u siguruar që burimet e vlefshme dhe përpjekjet nuk dyfishohen dhe e njëjta të vlejë për projektet e sigurisë në bashkësi.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-06
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën