BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
06.03.2017
Filloi konferenca dyditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”

Prishtinë, 6 mars  2017

 

Filloi konferenca dyditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”

Në komunën e Pejës filloi punimet konferenca dy ditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”. Në këtë konferencë po marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ambasadori amerikan, z. Greg Delawie, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, z. Sabri Bajgora,  kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri etj.

Në hapje të konferencës, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, theksoi se që nga dita e marrjes së mandatit të tij si ministër, i ka dhënë rëndësi të madhe luftimit të radikalizmit dhe dhunshëm dhe radikalizmit.

“Në Republikën e Kosovës tashmë janë nëntë qytete që janë pjesë e rrjetit të qyteteve të forta, që merren aktivisht me luftimin e kësaj dukurie. Roli i komunave dhe i shoqërisë civile në përgjithësi është shumë i madh në këtë aspekt, sepse nuk mjafton vetëm puna e Policisë së Kosovës në luftimin e kësaj dukurie”, tha ministri Hyseni.

Më këtë rast ministri Hyseni shprehi mirënjohjeje për ICITAP-in amerikan  dhe misionin e OSBE-së për përkrahjen që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit.

Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie, vuri në dukje se e përkrahë këtë iniciativë dhe se ekstremizmi dhe terrorizmi është  pranishëm në çdo vend të globit. Ambasadaori Delawie theksoi se Komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se vetëm bashkimi i forcave mund ta luftojë këtë fenomen negativ. Rrjeti “Qytetet e Forta Luftojnë Ekstremizmin e Dhunshëm në Kosovë” është shumë i rëndësishëm, unik dhe vital, për të zbuluar kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm. Liderët Lokal e kanë rolin e tyre në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, tha se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm është një çështje globale dhe Kosova është pjesë e globit dhe nuk është problem vetëm i Kosovës.

Ai tha se kjo nuk është problem vetëm për rendin dhe ligjin, por është e të gjithë shoqërisë, andaj qytetarët dhe komuniteti duhet të angazhohen në parandalimin e kësaj dukurie. Për të luftuar këtë fenomen duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku dhe se ndarja e informatave është vitale në luftimin e kësaj dukurie.

Ndërsa Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, z. Sabri Bajgora, theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës zotohet se do të jetë pengesë e fortë kundër çdo lloji të ekstremizmit fetar. “Nuk ka fe të caktuar ose atdhe që është bazë e ekstremizmit fetar, por është fenomen global që na ka goditur edhe ne dhe bashkërisht duhet ta luftojmë”, tha Bajgora.

Kjo konferencë organizohet nga Strong Cities Network, ICITAP-i dhe OSBE-ja, i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-03
MaEnPrShDi
272812345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën