BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
03.03.2017
Ministri Hyseni mori pjesë në diskutimin Fol Hapur të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 3 mars 2017

 Ministri Hyseni mori pjesë në diskutimin Fol Hapur të Lëvizjes FOL

 Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, mbajti diskutim të hapur, të organizuar nga Lëvizja FOL. Me këtë rast, ministri Hyseni tha se është thelbësore dhe demokratike që shoqëria civile të jetë e angazhuar në përcjelljen e punës që bën Qeveria.

"Ju siguroj që në punën time shpeshherë udhëhiqem qoftë edhe nga një deklaratë e thjeshtë e një vëzhguesi të paanshëm sepse atëherë e merr vlerësimin me neutral të mundshëm", tha ministri Hyseni.

Me këtë rast, ministri Hyseni siguroi të pranishmit se MPB ka përmbushur objektivat kryesorë të përcaktuar në fillim të mandatit të tij.

"Ka të arritura të shumta, por ka edhe fusha ku nuk ia kemi dalë që të arrijmë të gjithë objektivat e përcaktuar për arsye të ndryshme, duke mos e përjashtuar edhe mungesën e përkushtimit të fuqishëm nga vetë ne", shtoi ministri Hyseni.

Ministri Hyseni theksoi se çështja e migrantëve ilegalë ka qenë një ndër problemet më të mëdha me të cilat është ballafaquar në fillim të mandatit të tij.

Mirëpo, por për një periudhë relativisht të shkurtër kjo çështje është vënë nën kontroll.

Po ashtu, si objektiva të rëndësishme janë nënshkrimi i marrëveshjeve të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë marrëveshjen me FBI, FRONTEX, etj.

Gjithashtu ka të arritura evidente në luftimin e krimit dhe korrupsionit në atë pjesë që bie në dikasterin e MPB-së.

Duke folur për rastin e ndalimi të ish-kryeministri Haradinaj, ministri Hyseni theksoi se kjo është e papranueshme si nga ana juridike, po ashtu edhe nga ana politike, kur dihet që në dy raste ai ka dëshmuar pafajësinë e tij në gjykata ndërkombëtare.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-03
MaEnPrShDi
272812345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën