BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
01.03.2017
MPB fillon fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt

Prishtinë, 1 mars  2017

MPB fillon fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt 

Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, ka  lansuar fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, me këtë rast, tha se përmes kësaj fushate të vetëdijesimit, qytetarëve të Kosovës  do të vazhdohet tu shpjegohet rëndësia e respektimit të ligjit në fushën e migrimit.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se migrimi i paligjshëm lëndon interesat e vet qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës, i cili po synon të arrijë liberalizimin e vizave sa më parë që të jetë e mundur”, tha ministri Hyseni.

Ai theksoi se me ndihmën e pakursyer të vendeve anëtare të BE-së, Kosova ka arritur të vejë nën kontroll migrimin e paligjshëm që kishte marrë hov në vitin 2014 dhe fillim të vitit 2015.

“Me ndihmën e pakursyer të vendeve anëtare të BE-së, për një periudhë të shkurtë kohore, ia dolëm që ta vëmë nën kontroll çështjen e migrimit të paligjshëm”, tha ministri Hyseni, duke pohuar se institucionet e Republikës së Kosovës, do të vazhdojnë të mbesin të mobilizuara, që asnjëherë të mos përsëritet vala e migrimeve të paligjshme.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/PPBE, Nataliya Apostolova e mirëpriti lansimin e fushatës së vetëdijësimit në kuadër të projektit të binjakëzimit për menaxhim të migrimit.

"Qëllimi i kësaj fushate është që tu ofrojë qytetarëve të Kosovës informacionin përkatës për rrezikun e migrimit të parregullt në BE dhe për të identifikuar mënyrat për kosovarët e rinj vizionar të shohin jetën e tyre këtu", ka thënë Apostolova.

Ajo theksoi se projekti i mundëson Kosovës të merr përvoja relevante nga shtetet anëtare të BE-së në fushën e menaxhimit të migrimit, ri-integrimin e të kthyerve, azilin dhe politikën e vizave, dhe si i tillë përbën një kontribut të rëndësishëm në procesin e përafrimit të legjislacionit të Kosovës me standardet e BE-së.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, tha se është e lumtur që shteti i saj është pjesë e këtij projekti. Ajo vuri në dukje se Mbretëria e Holandës  do të vazhdojë të ndihmojë institucionet e Republikës së Kosovës  në luftimin e migrimit të paligjshëm dhe promovimin e migrimit të rregullt.

“Ky proces ka nevojë për përkrahje për këtë arsye jemi këtu, të ndihmojmë institucionet kosovare në këtë rrugë”, tha znj. Willems.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia, si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-04
MaEnPrShDi
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën