BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
14.02.2017
Zëvendësministri Valdet Hoxha vizitoi Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë

Prishtinë, 14 Shkurt  2017

Zëvendësministri Valdet Hoxha vizitoi Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), vizitoi Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë/Morinë dhe u takua me udhëheqësit e Rajonit të Perëndimit nga Policia Kufitare, Doganave dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Zëvendësministri Hoxha i falënderoi udhëheqësit dhe zyrtarët e të gjitha mekanizmave të kufirit për angazhimin e tyre profesional si agjenci të zbatimit të ligjit dhe në veçanti për aktivitetet dhe punën e tyre në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, duke e vlerësuar Rajonin e Perëndimit si shembull pozitiv të menaxhimit.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha, duke konstatuar progresin shumë të mirë në këtë fushë, vlerësoi edhe bashkëpunimin dhe ndërveprimin e aktiviteteve në mes të të gjitha mekanizmave institucional në kuadër të MIK-ut, siç janë Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, duke kërkuar intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ndalimin e kontrabandimit, si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha u informua nga zyrtarët e MIK-ut lidhur me rezultatet e bashkërendimit të aktiviteteve dhe shkëmbimit në kohë reale të informatave ndërmjet autoriteteve kufitare dhe atyre të zbatimit të ligjit si në kufi dhe në brendësi të territorit, ku vlen të theksohen rastet e parandalimit të kontrabandimit të narkotikëve, armëve dhe municionit dhe rastet tjera në konfiskimin e automjeteve, naftës dhe derivateve të saj, aparateve të lojërave të fatit, arit, barnave pa banderola, cigareve pa banderola, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, tekstilit, ushqimit me afat të skaduar, etj.

Vlen të theksohet pjesëmarrja aktive dhe kontributi i Rajonit të Perëndimit (PK dhe DK) prej datës, 27-29.01.2017 bazuar në Planin Operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët Janar 2017”, të bashkërenduar me ILECU dhe EUROPOL, ku kanë qenë të angazhuar në kontrollimet e mirëfillta kufitare dhe shkëmbimin në kohë reale të informatave në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në ketë operacion të parë me karakter ndërkombëtar.

Zëvendësministri Hoxha, në këtë takim u shoqërua edhe nga Koordinatori i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Udhëheqësi i divizionit për MIK në Policinë e Kosovës, zyrtari i lartë i Agjencisë së Ushqimit, udhëheqësi i zyrës për zbatimin e strategjive dhe zyrtarë tjerë të MIK-ut.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-08
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën