BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
08.02.2017
Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Nils Muižnieks

Prishtinë, 08 shkurt

Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut  Nils Muižnieks

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, priti në takim Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, z. Nils Muižnieks me të cilin diskutuan lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, progresin institucional në kontekst të hetimeve të krimeve të urrejtjes, hetimin e rasteve ku gazetarët mund të jenë të kanosur, funksionimin e mekanizmave brenda policisë në çështjen e dëshmitarëve dhe lirinë e mediave.

Zëvendësministri Hoxha njoftoi z. Muižnieks lidhur me vullnetin dhe veprimin institucional për ndërtimin e  kornizës ligjore në dobi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut duke i marrë për  bazë aktet themelore të të drejtave të njeriut, siq janë Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, aktet tjera të bazuar në këtë deklaratën dhe Konventën e Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumente Zyrtare e vitit 2009 etj.

Po ashtu zevendesministri Hoxha e prezantoi progresin e arritur, aktivitetet në vazhdim si dhe objektivat e planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë në kuadër të saj, lidhur me temat e diskutuara në takim, duke konstatuar një progres domethënës por edhe duke u zotuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut do të jetë bazamenti i funksionimit të institucioneve tona.

Ndërsa z. Muižnieks, e falënderoi zëvendësministrin Hoxha për pritjen dhe theksoi se do të jetë objektiv në hartimin e raportit të të arriturave nga fusha e të drejtave të njeriut.

Në këtë takim gjithashtu morën pjesë zv. Drejtori i Zyrës së Komisionierit për të Drejtat e Njeriut z. Nikolaos  Sitaropoulos, si dhe dy këshilltarët e tij znj. Erliha Bičakčić dhe z. Christian Mommers.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-08
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën