BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
02.02.2017
Zëvendësministri Mustafa mori pjesë në hapjen e konferencës "Cybersecurity and Privacy"

Zëvendësministri Mustafa mori pjesë në hapjen e konferencës "Cybersecurity and Privacy"

Prishtinë, 02 shkurt

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, z. Nehat Mustafa, mori pjesë në hapjen e konferencës së dytë ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë: "Cybersecurity and Privacy".

Në fjalën e tij në këtë konferencë, zëvendësministri Mustafa theksoi se një vit më parë, po në këtë konferencë ka premtuar se së shpejti Qeveria e Kosovës do të miratojë Strategjinë për Siguri Kibernetike.

"Ndjehem i lumtur, sepse vetëm disa javë më vonë u miratua ky dokument i premtuar dhe tani mund të ju them që si Koordinator Nacional jam i kënaqur me progresin e arritur në implementimin e strategjisë . Është themeluar edhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, janë themeluar CERT-at në disa institucione dhe pritet së shpejti edhe themelimi i CERT-it qeveritar", theksoi zëvendësministri Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa vuri në dukje se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar është organizuar me sukses Konferenca e Parë Rajonale për Siguri Kibernetike, me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur ndërkombëtar.

"Qëllimi kryesor i yni mbetet pjesëmarrja jonë e barabartë në komunikimet ndërkombëtare, respektivisht në reagimin ndaj incidenteve në fushën e sigurisë kibernetike"-tha Mustafa

Ai tha se në fillim të këtij viti, CERT-i Nacional dhe CERT-at nga MPB dhe PK-ja janë listuar në Trusted INTRODUCER dhe së bashku me UBT-CERT, është arritur në katër numri i institucioneve të listuara në Komunitetin Evropian të CERT-ave. Është duke u punuar edhe në akreditim dhe pritet që këtë vit të plotësohen të gjitha kriteret e kërkuara.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-02
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272812345
6789101112
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën