BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
09.11.2017
Përfundoi komponenta e parë e projektit të binjakëzimit

Vushtrri, 09 nëntor 2017

Përfundoi komponenta e parë e projektit të binjakëzimit

 

Në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt  konferenca  më temën “Programi i ngjarjes së vizibilitetit të kurrikulave të trajnimeve për  arsimin profesional”, ku u vlerësua përfundimi i komponentës së parë, që ka të bëjë më kontributin për strukturë të qëndrueshme të trajnimit profesional për të gjitha agjencitë e sigurisë publike në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se projekti i  binjakëzimit është duke ecur ashtu siç është e paraparë.

Gjatë konferencës ku është diskutuar rreth përfundimit të komponentës së parë Smakiqi tha se të arriturat që janë realizuar deri me tani janë rezultat i projektit të parë të binjakëzimit.

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka aplikuar në Autoritetin Kombëtar i Kualifikimeve me qëllim të akreditimit të institucionit si dhe validimin e programeve  profesionale (vokacionale) të agjencive të sigurisë  publike, bazuar në kriteret e autoritetit. Pra bazuara në kornizën kombëtare të kualifikimeve gjegjësisht kornizën evropiane të kualifikimeve”, u shpreh  Smakiqi  duke njoftuar të pranishmit se  më datën 14 gushtë të  këtij viti Akademia është riakredituar për  programin BA në siguri publike për tri  vite  dhe u akredituar si Institucion për pesë vite.

“Në Akademi gjegjësisht në Fakultetin e Sigurisë Publike, 250 student i vijojnë studimet në katër drejtime”, tha  Smakiqi.

Duke falënderuar zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë e cila përmes projektit të binjakëzimit po mbështet Akademinë, Smakiqi tha projekti ka  kaluar 21 muaj nga 3 vite sa do të zgjatë, e ka koston 1.4 milion euro dhe do të angazhojë 42 ekspertë të lëmive të sigurisë publike nga Finlanda dhe Estonia.  Smakiqi tha  qëllimi i projektit është mbështetja e arsimit në niveli profesional dhe atij të lartë duke përfshirë edhe hulumtimin në fushën e sigurisë publike në Kosovë, që i përmbush në tërësi standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

“Pas përfundimit të projektit Akademia do të ketë programet profesionale (vokacionale) të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve; programin studimor të qëndrueshëm dhe të ri-akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim; si dhe Institutin e themeluar të Hulumtimit dhe Zhvillimit në Akademi dhe botime nga fushat e sigurisë”, tha Smakiqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke u shprehur i lumtur për të arriturat falënderoi ICITAP-in dhe OSBE-në  për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë Akademisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë një përvojë të mirë në implementimin e projekteve të binjakëzimit ku përmes së cilave ka arritur të themeloj arsimin e lartë dhe të akreditohet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Akademia përmes projektit aktual me sukses po e  përmbush një nga qëllimet e këtij projekti, fillimisht ri-akreditimin e programit studimor bachellor dhe tani përfundimin e suksesshëm të programeve profesionale dhe dorëzimin e tyre për validim në Autoritetin Kombëtare të Kualifikimeve për gjashtë agjencionet e sigurisë publike”, tha ministri Sefaj duke u shprehur i bindur se deri në janar të vitit 2019 Akademia do të përfundoi edhe objektivat tjera siç; janë inicimi i programit studimor master si dhe funksionalizimin e Instituti për Hulumtim në kuadër të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Ministri Sefaj falënderoi zyrën e Bashkimit Evropian, ICITAP-in, institucionet e Sigurisë Publike dhe OSBE –në, ku siç tha ai pa kontributin e të cilëve nuk do të ishin në këtë nivel zhvillimi as Akademia e as institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

Në fund ministri Sefaj përgëzoj të gjithë për suksesin e arritur dhe ofroj përkrahje edhe me tutje në realizimin e objektivave.

Libor Chlad zëvendësshef i seksionit të bashkëpunimit të Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shfrytëzuar donacionin e Bashkimit Evropian në mënyrën më të mirë të mundshëm. Akademia është duke e realizuar projektin e binjakëzimit me sukses duke falënderuar të gjithë akterët që janë të përfshirë në të.

Duke përshëndetur të gjithë akterët  e përfshirë në këtë projekt  kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi theksoi se është përfunduar një fazë e rëndësishme e projektit të binjakëzimit.

“Përfunduam  një proces të jashtëzakonshëm të aplikimit për akreditimi në Autoritetin  Kombëtar të Akreditimit i cili në të gjitha fazat kërkon punë dhe profesionalizëm”, tha Bujupi duke  falënderuar ministrin  e Punëve të Brendshëm  Flamur Sefaj për përkrahjen si dhe zyrën e Bashkimit Evropian për ndihem e vazhdueshme që po japin përmes projekteve të ndryshme në Kosovë.

Ndërsa  drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Akhe Roghe tha se Akademia dita ditës është duke shënuar progres në realizimin e projekteve të saj.

“Kemi pas një storie suksesi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sepse sot kemi një institucion edukativo arsimor me standarde evropiane dhe të gjitha shpenzimet kanë shkuar në vendin e duhur, këtë e them duke u bazuar në raportin e Auditorit”, tha Roghe.

Duke ofruar mbështetje Roghe tha se ndihet krenar  që bashkëpunon me Akademinë.

“Kjo nuk do të ishte e mundshme pa përkushtim dhe bashkëpunimin e mirëfilltë jo vetëm në nivel institucional por edhe në nivel personal”, u shpreh Brusa duke thënë se është shumë më rëndësi bashkëpunimi rajonal dhe global duke pas parasysh fakti se jetojmë në një botë jo edhe aq të sigurt për të cilën besoj që pajtohen edhe ju.

Përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Perezic tha se  ndihet e privilegjuar që bashkëpunon   me Akademinë dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe më tej.

Perezic përgëzoi Akademinë për përpjekjet e vazhdueshëm për realizimin e themelimit të programit master.

 

 

 

 

 

 

 

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-11
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën