BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
08.11.2017
MPB mbajti konferencë për prezantimin e Autoritetit Qeveritar për Migrim

Prishtinë, 08.11.2017

Ministria e Punëve të Brendshme organizoi konferencë për Prezantimin e Autoritetit Qeveritar për Migrim, Profilin e migrimit 2016 dhe fillimin e Projektit: “Fuqizimi i Autoritetit për menaxhimin e migrimit në Kosovë”.

Në këtë konferencë ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj theksoi se Kosova ka kaluar nëpër faza të ndryshme të cilat e kanë shtyrë popullin e tij të bëhet popull emigrant.

“Migrimi si fenomen ka qenë dhe do të jetë si pjesë e rëndësishme e zhvillimeve politike dhe ekonomike për Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës siç dëshmojnë statistikat e publikuara nga EUROSTAT ka bërë progres të madh në parandalimin e migrimit të parregullt, falë angazhimeve institucionale për parandalim të këtij fenomeni”, tha ministri Sefaj

Ministri Sefaj u zotua që do të jap kontributin e tij  të pa rezervë në parandalimin e të gjitha çështjeve që lidhen me fushën e migrimit ilegal në nivel qeveritar.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet, duke falënderuar ministrin për bashkëpunim, thekoi se  Kosova duhet të krijoj punësim të mjaftueshëm për vajzat dhe djemtë e ri që mos të kenë nevojë të dalin ilegalisht jashtë vendit.

“Ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor ku vizat janë të domosdoshme për të hyrë në zonën e Shengenit dhe në mënyrë që të largojmë këtë, Qeveria e Kosovës duhet  të plotësoj kushtet që janë përcaktuar ” tha Hubert-Lebet.

Në këtë konferencë folën edhe z, Tamer Kilic, koordinator Rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit(ICMPD),  z. Sefedin Kuçi nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe znj. Edona Baruti nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave të MPB-së.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-11
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën