BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
11.10.2017
Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin jorezident të Belgjikës në Kosovë

Prishtinë, 11.10.2017

Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin jorezident të Belgjikës në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Belgjikës në Kosovë, z. Françoios Bontemps dhe përfaqësuesin e zyrës belge në Kosovë, z. Jean-Louis Servais. Në këtë takim ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin belg për situatën e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Theks i veçantë në këtë takim i vu bashkëpunimit policor në mes dy vendeve sa i përket luftimit të terrorizmit dhe masat të cilat kanë marrë ty dy shtetet dhe për bashkëpunimet në projekte konkrete mes dy policive.

Ministri Sefaj falënderoi shtetin belg për mbështetjen që ka dhënë në shumë fusha në Kosovë, ndërsa në veçanti sa i përket sektorit të sigurisë në forcimin e rendit dhe ligjit.

Ambasadori Françoios Bontemps, theksoi se shteti Belg do të vazhdojë të jetë partner i Republikës së Kosovës në avancimin e mëtejmë të demokracisë dhe në angazhimin konkret për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e këtij bashkëpunimit mes dy policive.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-10
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën