BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
06.10.2017
Ministri Sefaj priti në takim një delegacion të Britanisë së Madhe

Prishtinë, 06.10.2017

Ministri Sefaj priti në takim një delegacion të Britanisë së Madhe

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj ka pritur në takim një delegacion nga Britania e Madhe, të udhëhequr Richard Riley, drejtor i Departamentit për Krime Serioze në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ambasadori britanik, z. Ruairi O’Connelli.

Në këtë takim ministri Sefaj e njoftoi delegacionin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Theks i veçantë në këtë takim i vu luftimit të terrorizmit dhe masat të cilat kanë marrë ty dy shtetet, fillimisht në parandalimin e përfshirjes së qytetarëve në pjesëmarrjen në luftërat e huaja dhe ri-integrimin e qëndrueshëm.

Ministri Sefaj tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ishte e tejet e madhe për konsolidimin e sektorit për  sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, duke theksuar se është i kënaqur që Policia e Kosovës ka pranuar konceptet e sigurisë të krijuara nga Mbretëria e Bashkuar, siç është Policimi i Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Komunitet.

Ai shtoi se duke aplikuar këto dy koncepte nga agjencitë e sigurisë dhe ekzekutuesit e ligjit në Republikën e Kosovës, është përgjigja e duhur për natyrën komplekse të krimit të organizuar dhe terrorizmit, por gjithashtu edhe përgjigje për sigurinë e brendshme dhe nivelin thelbësor të kërkesave për siguri nga qytetarët.

Delegacioni britanik vlerësoi angazhimet që ka bërë Kosova sa i përket luftimit të terrorizmit dhe u shprehën të gatshëm të ndihmojnë duke u bazuar edhe në përvojat e tyre, sa i përket luftimit të kësaj dukurie që tashmë ka përfshirë të gjithë botën.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-10
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën