BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
08.09.2017
Zëvendësministri Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos

Prishtinë 08.09.2017

Zëvendësministri Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos

Zëvendësministri i MPB-së, z. Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos në Slloveni, gjatë të cilit u diskutua çështja e sigurisë së brendshme në vendet e Evropës juglindore, posaçërisht ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke vënë fokusin në forcimin e mekanizmave ekzistues të sigurisë përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Zëvendësministri Hoxha, në fjalën e tij theksoi se Republika e Kosovës, konceptin e sigurisë, nuk e sheh të ndarë nga bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë dhe në këtë kontekst, shpalosi të arriturat e Kosovës, në luftimin e terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet fqinje dhe më gjerë.

Gjatë fjalës se tij zëvendësministri Hoxha, para ministrave të brendshëm pjesëmarrës në takim, kërkoi që të japin votën pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke demonstruar kështu vullnetin e vendeve për një bashkëpunim të sinqertë në frontin e përbashkët kundër dukurive antiligjore.

 

Në këtë takim morën pjesë ministrat e brendshëm të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare, Europol, Frontex, DCAF etj.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-11
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën