BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
02.08.2017
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë

Prishtinë 02.08.2017

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë. Në Nju Jork ka filluar një varg takimesh të ndara me Përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së. Në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor. 

Kryesisht bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator.
Dje ministri Hyseni, i shoqëruar edhe nga Shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, znj. Teuta Sahatqija,  në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin z. Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë z. Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, z. Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit,  z. Fode Seck.
Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-08
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën