BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
28.06.2017
Zëvendësministri Valdet Hoxha mori pjesë në takimin e Forumit të Iniciativës Rajonale “MARRI”

Prishtinë 28 qershor  2017

Zëvendësministri Valdet Hoxha mori pjesë në takimin e Forumit të Iniciativës Rajonale “MARRI”

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Valdet Hoxha, mori pjesë në takimin e Forumit të Iniciativës Rajonale “MARRI” që u mbajt në Beograd, forum ky i nivelit të lartë dhe vendimmarrës në hartim, bashkërendim dhe implementim të politikave rajonale në fushën e migrimit, azilit dhe refugjatëve.

Zëvendësministri  Hoxha në fjalën e tij para pjesëmarrësve të forumit, fillimisht paraqiti rezultatet e arritura nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Institucionet tjera të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e ndjeshme,  në veçanti në fushën e migrimit, azilit dhe refugjatëve. Ai konstatoi një progres permanent dhe u zotua për një angazhim sistematik drejt rritjes së kapaciteteve në këto fusha.

Zëvendësministri  Hoxha, po ashtu theksoi se Kosova si anëtare me të drejta të plota e iniciativës “MARRI” vazhdon të jetë e angazhuar seriozisht në aktivitetet e kësaj iniciative, duke kontribuar aktivisht edhe në thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve të rajonit si një nga parakushtet thelbësore të rrugëtimit të përbashkët drejt bashkimit Evropian.

“Bashkëpunimi rajonal, sidomos në mes të vendeve të Ballkanit perëndimor, në kontekst të unifikimit të procedurave, ndarjes së informatave dhe bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta, është e një rëndësie të veçantë dhe e pa alternativë për krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, krimeve ndërkufitare si dhe terrorizmit”, tha ndër të tjera zëvendësministri  Hoxha.

Në këtë takim të Forumit, përveç shteteve anëtare, morën pjesë edhe shumë organizata ndërkombëtare si: EASO, UNHCR, IOM, GIZ, si dhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve si: SHBA, Franca, Italia, Zvicra etj.

Gjatë punimeve të këtij forumi, u bë edhe kalimi i Presidencës së radhës nga Serbia në Republikën e Shqipërisë e cila do të kryesojë gjatë vitit të ardhshëm.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-08
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën