BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
15.06.2017
Ekspertja amerikane mbajti ligjëratë për kërcënimet kibernetike

Prishtinë 15 qershor 2017

Ekspertja amerikane mbajti ligjëratë për kërcënimet kibernetike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, znj. Laura Galante, eksperte e sigurisë kibernetike, ka mbajtur një ligjëratë për të shpjeguar analizimin e rrjetit, sa i përket kërcënimeve kibernetike. Ligjërimin e znj Ganante e ka organizuar ICITAP-i dhe është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ekspertja amerikane sot në MPB bashkëbisedoi me anëtarët e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, zyrtarë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, zyrtarë të MPB-së, të angazhuar në fushën e Teknologjisë Informative, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Përmes kësaj ligjërate është synuar që të mësohen metodat me të cilët ekspertët amerikan merren aktivisht në ruajtjen dhe për format se si parandalohen kërcënimet kibernetike. Për zyrtarët shtetëror të Kosovës në fushën e teknologjisë janë të domosdoshme përvoja të tilla, duke parë evoluimet që po bëhen çdo ditë në teknologjinë informative.

Znj. Laura Galante është e specializuar për analizimin e rrjetit (internetit) sa i përket kërcënimeve kibernetike. Agjencia e saj Galante Strategies, analizon se si shtetet e shfrytëzojnë hapësirën kibernetike. Galante Strategies u ndihmon qeverive dhe korporatave që t’i kuptojnë kërcënimet kibernetike dhe informatike dhe të reagojnë ndaj tyre. Më parë ajo ka punuar në kompani të ndryshme dhe ka udhëhequr botimin/nxjerrjen e raporteve të ndryshme, si i njohuri APT28: Një dritare në spiunazhin kibernetikë shtetëror të Rusisë.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-10
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën